10.5 C
Tirana

Dita e tretë nga helmimi i qytetarëve në Deçan, Komuna do t’i furnizojë ata me ujë të pijshëm

Më datë:

Komuna e Deçanit po planifikon që të furnizojë qytetarët e saj me ujë të pijes, pasi dyshohet se helmimi i cili bëri që rreth 900 qytetarë të kërkojnë ndihmë mjekësore, ka ardhur nga uji që ata kanë konsumuar.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha për Telegrafin se janë duke u përgatitur që të furnizojnë më ujë qytetarët.

“E kemi tash një takim, ku Komuna do të marrë përgjegjësinë që të furnizojë me ujë qytetarët përmes zgjidhjeve të ndryshme, ndoshta edhe me blerje të ujit”, tha Ramosaj Për Telegrafin.

I pari i Deçanit deklaroi se si edhe në gjithë Kosovën edhe atje kanë pasur mungesë të barnave nga lista esenciale e barnave.

Ai njoftoi se një pjesë të barnave të cilat janë në mungesë në QKMF kanë arritur t’i sigurojnë si donacion nga njerëz të vullnetit të mirë.

“Lista esenciale e barnave është mungesë në krejt Kosovën që është përgjegjësi dhe obligim i Ministrisë. Ta shohim sot gjatë ditës së si do të rrjedhin gjërat. Është problemi që terapia që po përdoret për këtë infeksion është në mungesë në QKMF, Komuna e ka siguru një pjesë, por ka pasur edhe njerëz të vullnetit të mirë që kanë bërë donacione”, tha Ramosaj.

As pas ditës së tretë, prej kur në këtë Qendër ka pasur fluks të madh qytetarësh që kanë nevojë për trajtim, kjo Qendër nuk është furnizuar me asnjë material shtesë e as me barna shtesë nga lista esenciale të cilat edhe ashtu vazhdimisht mungojnë.

Drejtori i QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Selmon Berisha, ka thënë për Telegrafin se nuk ka pasur as interesim për të ditur gjendjen e pacientëve

“Lista esenciale e barnave më mirë mos me qenë fare. Ne çdo herë kemi bërë porosi konform kërkesave tona, e deri më tani çdoherë jemi furnizuar me më pak se 40% të kërkesave. Tani në listën esenciale të barnave pothuajse nuk ka asnjë gjë që duhen pacientëve”, u shpreh ai.

Berisha tha se “Pacientët e Komunës sonë që pothuajse pjesa dërrmuese e tyre janë me asistencë sociale, që mezi e sigurojnë kafshatën e gojës, janë të obliguar t’i blejnë ilaçet për shkak të mungesës së listës esenciale”, theksoi Berisha.

Drejtori i QKMF-së në Deçan, njoftoi se “Është një numër i madh i pacientëve, ditën e djeshme ka qenë shumë numër i madh e sot është tendenca me ra numri”.

“Pacientët të cilët kanë kërkuar ndihmë në Qendrën tonë të Mjekësisë Familjare, nuk janë me simptomatoloigji shumë të rëndë, por një simptomatologji si temperaturë, barkëqitje, dhimbje barku, marramendje, këto janë simptoma që flasin për një infeksion të cilin ne nuk e dim ende nëse është hibrit, ajror, apo toksik”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...