Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Dita e Flamurit, si simboli përfaqësues e përbashkues i kombit

Më datë:

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar nga Vlora të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Nga Vlora, uroj të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe kudo në botë: Gëzuar Festën e Pavarësisë! Dita e Flamurit, si simboli më përfaqësues e më përbashkues i kombit, është festa më e bukur e shqiptarisë.

Sot jemi shtet i pavarur në sajë të mençurisë, guximit dhe vendosmërisë së patriotëve shqiptarë 111 vjet më parë në emër të dashurisë për atdheun dhe kombin, në emër të dashurisë për këtë flamur, në emër të lirisë. Liria sjell përgjegjësi. Le të na shërbejë modeli frymëzues i etërve themelues,të cilët dhanë gjithçka për Shqipërinë e lirë e të pavarur, si udhërrëfyes në çdo punë që bëjmë për vendin dhe për shqiptarët.

Të udhëhiqemi nga qëllime të larta, më i larti prej të cilëve është mbrojtja e vlerave të paqes, demokracisë dhe prosperitetit të Shqiperisë. Gëzuar!”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedia në Durrës, Balla: Duhet ndryshim i menjëhershëm i Kodit Penal

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, fermerëve iu hoq subvencioni i naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në...

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...