Disa rrugë ende nën ujë dhe të bllokuara në Vlorë, qyteti pa energji elektrike

Më datë:

Qarku i Vlorës u përfshi të premten nga reshje të pazakonta shiu të cilat kanë krijuar përmbytje në disa zona. Po ashtu raportohet për dëme të shumta edhe në banesa e biznese.

Në këtë raportim live do të mund të ndiqni se si paraqitet tashmë situata në Vlorë, një ditë pas reshjeve.

Pavarësisht se tashmë nuk bie më shi, në katër kryqëzime ka ende problematika pasi mbeten të bllokuara. Bëhet fjalë për zonat më të prekura nga situata e keqe e motit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, thotë se në terren po punojnë struktura nga Bashkia e Vlorës, Ujësjellës Kanalizimet të Vlorës, Drejtoria e Policisë, OSHEE dhe Prefektura.

Në mbështetje të tyre janë edhe 24 efektivë të Forcave të Armatosura me 5 mjete transporti, 3 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 pompa thithëse. Në zonat ku ka prani uji në kabinat elektrike është stakuar energjia në disa blloqe banesash.

“Trupat në terren po punojnë për largimin e ujit në blloqet e banesave midis akseve të bllokuara: te Universiteti, rruga “Albano e Romina”, Dyqanet e reja, si dhe te Kisha Ortodokse. Prezencë uji ka dhe brenda xhamisë së qytetit”, njoftoi ministri Vengu.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se të gjitha strukturat janë në terren. Ai tha se hidrovori punon me kapacitet të plotë megjithatë pavarësisht se kanë kaluar disa orë ka ende disa zona më problematike.

Ne jemi në terren. E shikoni që prezenca e të gjitha strukturave ka qenë prezente kudo munden. Patjetër që ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarët që nuk pati reagim, por në fakt reagimi ka qenë maksimal nga të gjitha strukturat. Kini parasysh se është edhe numri i mjeteve që na kufizon ndonjëherë që ne të reagojmë në moment në çdo segment, por i kemi marrë me prioritete. Aty ku realisht prezenca e ujit është më e madhe, aty ku ka dhe akses më të madh qoftë edhe të qarkullimit të mjeteve duhet të reagojmë më shpejt”, tha ai…

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bojkoti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, rezoluta për luftën mbetet e paqenë

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar miratimin e një...

Studio e tatuazheve e mbushur me armë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Një operacion ka çuar në arrestimin në flagrancë të...

Gjykata vendos: Rigers Sheqeri rikthehet në detyrë pas rrëzimit të pezullimit

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën...

Ibrahimaj: Korporata Shqiptare e Investimeve, rol aktiv në zhvillimin e pronave shtetërore të degraduara

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, sqaroi sot...