18.5 C
Tirana

Diaspora dërgoi mbi 700 mijë euro në fondin për përballje nga pandemia COVID-19

Më datë:

Thirrjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ta ndihmuar Kosovën financiarisht për t’u përballur me pandeminë COVID-19, po vazhdojnë t’i përgjigjen mërgimtarët por edhe qytetarët e Kosovës.

Lidhur me këtë, Ministria e Financave konfirmoi se deri më tani në këtë xhirollogari janë dërguar 722 mijë euro.

“Që nga hapja e llogarisë e deri tani, ne llogarinë e Thesarit të dedikuar për grante dhe donacione janë mbledhur 722,164.66 euro”, tha drejtori i Thesarit në MFT, Ahmet Ismaili.

Sipas tij, mbi 670 mijë euro janë transfere nga jashtë.

“Prej të cilave si transfere të jashtme janë 671,497.36 euro (duke përfshirë, por jo vetëm nga diaspora) si dhe të brendshme janë 50,667.30 euro”, tha ai.

Ditë më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar nismën për negocimin e paketës së marrëveshjeve me institucionet ndërkombëtare financiare me qëllim të sigurimit të kredive për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...