14.5 C
Tirana

Dhunoi kunatën në Lezhë, gjykata vendos masën arrest shtëpie për 45-vjeçaren

Më datë:

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e “Arrest shtëpie” për Age Gjaci, 45-vjeçarja, e cila pasditen e së djelës dhunoi kunatën e saj Dava Ndoj.

34-vjeçarja Dava Ndoj u dhunua nga kunata e saj dhe vjehrri, në fshatin Markatomaj në Lezhë, në banesën të cilën me vendim gjykate e ndan edhe me bashkëshortin dhe prindërit e tij.

Dava Ndoj foli më parë për mediat, ku tha se kunatat e dhunojnë që prej muajit janar.

“Dhuna ndaj meje ka filluar që në datën 16 janar të këtij viti. Unë jam me urdhër mbrojtjeje nga gjykata, bashkë me vajzën time.

Jam nënë e katër fëmijëve, që ka kërkuar nga shteti të rrisë fëmijët, ashtu si duhet të kujdeset një nënë për fëmijët.

Dje po rrija me djalin në ballkon. Në atë moment vjen motra e ish-burrit, se jam në proces divorci.

Janë bashkuar në krahun e vëllait dhe më janë kundërvënë mua të gjitha.

Ajo ka ardhur e përgatitur për këtë qëllim, por unë nuk e dija.

Hynë brenda dhe kur dolën, më sulmuan në prani të djalit. Në datën 2, kam marrë një tjetër urdhër mbrojtjeje dhe ato nuk e kanë pranuar.

Jam pa ujë e pa drita që në fillim të janarit, pavarësisht se kam kërkuar në gjykatë të më japë ambientet e lira. Të katërt fëmijët janë me mua me vendim gjykate”, tha e dhunuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese...

“Grupi i mashtrimit me call center në pranga, autoritetet zbulojnë skemën e punës”

Në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet...