Detaje të reja nga zjarri në Lushnjë/ Si mori flakë magazina e përpunimit të lëndëve drusore

Më datë:

Detaje të reja kanë dal nga zjarri që përfshiu mbrëmjen e së hënës një pikë të tregtimit të lëndeve drusore në Lushnje.

Mësohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndije elektrike ne rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

Rreth orës 20.00 era e fortë beri që të këputeshin telat në shtyllë të cilët duke u bashkuar më pas shkaktuan shkëndija elektrike.

Fillimisht zjarri ra ne një sipërfaqje me shkurre e me pas përfshiu pikën e prodhimit të paletave prej druri.

Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe reshjet e shiut zjarri ka vazhduar përgjatë gjithë natës deri sa e gjithë lënda drusore u dogj.

Rreziku për banesat dhe bizneset aty pranë u shmang që në fillim nga zjarrfikësit.

Duke qënë në anë te autostrades u bllokua trafiku deri ne izolimin e vatrës nga zjarrfikësit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...