16.5 C
Tirana

Nis shpërndarja e teksteve shkollore, Manastirliu: Mbi 238 mijë nxënës përfitojnë libra falas

Më datë:

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nga Shkolla e Kuqe në Tiranë njoftoi fillimin e shpërndarjes së librave falas, që synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare.

Këtë vit, më shumë se 238 mijë nxënës do të përfitojnë libra falas, falë një buxheti prej mbi 9 milionë dollarë të akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

“Më shumë se 238 mijë nxënësit do të përfitojnë libra falas dhe me buxhetin e këtij viti janë më shumë se 9 milionë dollarë të cilat janë vënë në dispozicion, për të garantuar që nxënësit në sistemin e arsimit bazë të mund të pajisen me tekstet shkollore falas dhe gjithashtu edhe 16 kategori të nxënësve në arsimin e mesëm. Do të jenë nxënës të cilët vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, nxënëse të cilët janë më aftësi ndryshe apo nga pakicat, minoritetet, komuniteti rom egjiptian, të cilët do të kenë mundësi që të përfitojnë nga kjo politikë e mbështetjes me tekste shkollore falas nga shteti”, tha Manastirliu.

Janë rreth 227 mijë nxënës nga klasa I deri në klasën IX që do të pajisen me tekste falas dhe rreth 12,500 nxënës nga klasa e dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë që i përkasin kategorive të caktuara të cilët përfitojnë mbështetje pr tekstet falas.

Ky program i mbështetjes së librave falas është i fokusuar për nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.

Shpërndarja e librave do të vazhdojë sipas një grafiku të caktuar në koordinim me mësuesit dhe prindërit, duke siguruar që të gjithë nxënësit të marrin tekstet e tyre në kohë.

“Programi i mbështetjes së librave falas ka filluar dhe do të vijojë përgjatë gjithë kësaj periudhe deri në fillim të shtatorit. Ne do të jemi në të gjitha shkollat sipas organizimit që çdo shkollë ka bërë me komunitetin e prindërve për të ofruar pikërisht paketën e plotë të programit falas për nxënësit. Për sa i përket klasës I-III kjo është një mbështetje që garantohet çdo vit dhe pjesa tjetër është sipas një sistemi që ne e kemi realizuar nëpërmjet trashëgimit të librit. Do të kemi dhe librat e rinj që futen këtë vit për herë të parë që është klasa e IV, klasat e VIII dhe IX”, tha Manastirliu.

Ndërkohë përgatitjet për vitin shkollor kanë vijuar gjatë gjithë verës, dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, po punon intensivisht për të organizuar regjistrimet dhe shpërndarjen e materialeve shkollore, përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe zhvillimin e trajnimeve për mësuesit, për të garantuar një fillim të mbar të vitit shkollor.

“Do ecim edhe më me intensitet këto ditë përpara 9 shtatorit, për shpërndarjen e mësuesve sipas ngarkesave të tyre dhe gjithashtu të punojmë fort për të realizuar rekrutimin për sa i përket roleve të reja në shkollë, që lidhen direkt me cilësinë por edhe me mbështetjen e nxënësit sa i përket orientimit të karrierës. Do të punojmë fort dhe më organizimin sa i përket të laboratorëve SMART. Janë 200 shkolla pra 216 laboratorë SMART të instaluar tashmë, të cilat bëhen gati për të filluar me programin e kodimit për fëmijët e këtyre shkollave”, theksoi Manastriliu.

Manastriliu vuri në dukje se “do të vijojmë me programin e mbështetjes nëpërmjet trajnimit të mësuesve ku prej shtatorit do të fillojmë me intensitet fazën e dyte të trajnimeve nëpërmjet Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve ku parashikojmë 16 mijë mësues të trajnuar përgjatë këtij viti shkollor ku fokusi do të jetë te mësuesit e shkencave, arsimit fillor, gjuhës shqipe dhe teknologjisë dhe informacionit për t’i pajisur me dije e metodat më efektive të mësimdhënies dhe sigurisht për t’i mbështetur në rrugën drejt një arsimi edhe më cilësor”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës/ Gjykatën e Lartë rrëzon rekursin e Namik Simixhiu

Namik Simixhiu i cili mbahet në burg për inceneratorin...

“Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetë-drejtues 

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, zbuloi sot një...

Vizita e Erdogan/ Meta: Marrëdhëniet me Turqinë të rëndësishme. 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një...

Votimi elektronik/ Celibashi letër partive: Nuk kemi kohë!

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i ka dërguar letër...