Dërgohen në gjyq 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për ndërtim të paligjshëm

Më datë:

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet ndaj katër ish-zyrtarëve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë, si dhe tre shtetasve për ndërtim të paligjshëm.

Sipas njoftimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, kanë përfunduar hetimet dhe janë dërguar në gjyq shtatë shtetas, mes të cilëve katër ish-zyrtarë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.704 të vitit 2021, që bën fjalë për ndërtimet e paligjshme në “Kodrën e Rrapojve”, Himarë, rezultoi se këta shtetas në ushtrim të funksioneve të tyre publike kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit dhe/ose subjekteve të tjera.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dërgon në gjyq shtetasit si më poshtë:

-M.B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”.

-B.M., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”.

-Sh.T., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”.

-R.H., më parë që ka ushtruar detyrën e  kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

-M.N., i padënuar më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

-E.Z., që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

-R.K., më parë që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon...

Parlamenti Evropian miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e...

SPAK në aksion, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës

SPAK ka njoftuar sot, më 16 qershor, se ka...

Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike...