Apeli konfirmon dënimin e rëndë për shqiptaren e akuzuar për krim brutal

Më datë:

Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për 42-vjeçaren shqiptare Elona Kalesha, e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-partnerit të saj, një çështje që ka zgjatur për vite.

Ngjarja kthehet pas në vitin 2015, në Firence, kur Sheptim dhe Teuta Pasho u zhdukën në rrethana të paqarta.

Ata kishin udhëtuar drejt Italisë për të pritur lirimin e djalit të tyre nga burgu, i cili në atë kohë ishte në një lidhje me Kaleshën. Pas mbërritjes, familjarët humbën çdo kontakt me ta, çka çoi në denoncimin e zhdukjes nga vajzat e çiftit.

Për disa vite, rasti mbeti pa zhvillime konkrete, deri në fund të vitit 2020, kur hetuesit zbuluan trupat e viktimave të copëtuar dhe të fshehur në katër valixhe, në një zonë të izoluar pranë burgut të Sollicciano-s.

Gjatë gjykimit, e pandehura ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në krim. Megjithatë, sipas përfundimeve të hetimeve, autoritetet italiane e konsideruan atë si personin kyç pas vrasjes. Prokuroria ka lënë të hapur mundësinë se krimi mund të jetë kryer me ndihmën e një personi tjetër, por deri tani nuk është identifikuar asnjë bashkëpunëtor. Me këtë vendim të formës së prerë nga Kasacioni, çështja mbyllet përfundimisht në planin gjyqësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti në komunikim me Abdixhikun për zgjedhjen e Presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, me...

Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano garanton zhvillim afatgjatë ekonomik

Në seancën e sotme plenare, më 16 prill, ministri...

Dosja 5D/ Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për dosjen...

Aksident i frikshëm në Itali, kamioni përplaset me furgonin. Vdes italiani, shqiptari në luftë për jetën

Aksident i rëndë rrugor në Itali. Dy automjete janë përplasur...