Deportimi i Harun Çelik/ Avokati Bengasi kërkesë Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit: Dua të di nëse është deportim apo dëbim

Më datë:

Detaje të reja kanë dalë nga deportimi Harun Çelikut, i cili u rrëmbye nga autoritetet turke sapo la ambientet e burgut 302, për t’u ekstraduar në Turqi,
Avokati mbrojtës i shtetasit turk, Harun Çelik, Alban Bengasi i ka bërë një kërkesë Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit pasi do që të njihet me procedurën për largimin e klientit të tij nga Shqipëria.

“Dua të di nëse është deportim apo dëbim. Dua të njihem me procedurën. Nuk jam njoftuar për këtë rast dhe është në shkelje të ligjit”, thuhet ndër të tjera në shkresë.

Po kështu më 15 janar pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, Selami Simsek miku i mësuesit turk, Harun Çelik , i cili u arrestua në po të njëjtën ditë me të në aeroportin Nënë Tereza me pasaportë kanadeze.

Ndaj tij rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve, ndërsa do të jetë gjyqtari Ahmet Metalia i cili do të japë verdiktin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në Lezhë, lëndohet drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Manati, pranë...

Mesazhi i Kurtit për Beogradin: Është koha të ndryshojë qasja ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik...

Përplasje të forta në protestë, molotovë e gurë drejt policisë, hidhet gaz lotsjellë

Me gurë , molotov, mjete piroteknike, protestuesit kanë vijuar...

Përshkallëzohet protesta e studentëve, flakë kazanëve dhe tymuese para Ministrisë së Arsimit

Kanë nisur tensionet përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit i kanë...