“Kam frikë se do të ketë fatin e Çelik”, avokati jep alarmin: Kush është gylenisti tjetër që mund të deportohet drejt Turqisë

Më datë:

Pak ditë pas deportimit të mësuesit turk Harun Çelik nga Tirana, të njëjtin fat mund të ketë dhe një tjetër gylenist.

Bëhet fjalë për shokun e Çelik, Selami Simsek i cili është arrestuar në të njëjtën ditë në Rinas, duke u përpjekur që të kalonte në pikën kufitare të Rinasit me pasaportë kanadeze të falsifikuar.

Simsek dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij i deportuar në Turqi, ndërsa pritet që të ketë seancën e parë në Gjykatë në datën 15 Janar, me gjyqtar Ahmet Metaliaj.

Gjatë ditës së sotme avokati i Çelik, Alban Bengazi, i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit ku kërkon të njihet me procedurën e deportimit apo dëbimit që ka marrë kjo drejtori, apo institucioni i Ministrisë së Brendshme.

Në një komunikim për Fax News, Bengazi ka folur dhe për fatin e Simsek, duke thënë se do të kërkojë shtyrjen e seancës në 15 Janar.

“Në 15 Janar do kërkoj shtyrjen e seancës për Selami Simsek, i cili është i akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Dosja për Simsek është ndarë nga Harun Celik pasi janë kapur veçmas në Rinas. Akuza ndaj Simsek e ngritur nga prokurorja Anila Galanxhi. Kam dyshime se Simsek do ketë të njëjtin fat si Celik”, është shprehur avokati.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I vunë tritol të komanduar me telefon një makine, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për...

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në...

“Ngërçi” për pagat e magjistratëve, Gogu: Mosmarrëveshja do të zgjidhet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në konferencë për mediat...

Bilanc alarmant i zjarreve, 39 vatra në 24 orë dhe 6 banesa të djegura në Himarë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë...