6.5 C
Tirana

Del iOS 17, mësoni nëse mund ta shkarkoni në iPhone tuaj

Më datë:

Apple prezantoi në Qershor versionin e ri të programit iOS gjatë Konferencës Botërore të Programuesve. Më 18 Shtator iOS 17 do të jetë i disponueshëm për një  pjesë të mirë të përdoruesve të iPhone. Më poshtë gjeni një përmbledhje të risive të përditësimit të sistemit.

StandBy Mode do të shfaqë njoftimet, orën, kalendarin apo foto ndërkohë që celulari është në karikim.

NameDrop do të lejojë përdoruesit të shkëmbejnë kontakte duke afruar celularët me njëri-tjettrin.

Swipe to Reply, një opsion në iMessage që do të bëjë të mundur përgjigjen ndaj një mesazhi specifik vetëm duke rrëshqitur gishtin mbi të.

Apple Maps do të lejojë shkarkimin e hartave për përdorim offline. Komanda “Hey Siri” është zëvendësuar thjesht me “Siri”  ndërsa ngjitëset, emoji-t,  Memoji-t dhe çdo figurinë tjetër ndodhet në ndarjen Stickers Drawer.

Gjithashtu janë bërë  përmirësime për Autocorrect, opsione të reja në aplikacionin Health, rritje e privatësisë etj.

Versioni iOS 17 mund të shkarkohet nga iPhone SE (gjenerata e dytë ose më tej) deri te iPhone 14. iPhone 15 funksionon automatikisht me sistemin e ri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...