“Deklarata të fryra”, Kina i kundërpërgjigjet Amerikës për Tik Tok-un

Më datë:

Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të martën për “fyerje” rreth rrjetit social kinez, TikTok, pas shtimit të presionit nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump për blerje të kësaj platforme nga një kompani amerikane për territorin e SHBA-së.

TikTok është duke u hetuar nga autoritetet amerikane për çështje të lidhura me sigurinë kombëtare, për shkak të shqetësimeve se mbledh informacionet e përdoruesve dhe ka mundësi t’i ndajë ato me qeverinë kineze në rast se urdhërohet.

Më 3 gusht, presidenti amerikan, Donald Trump i ka dhënë TikTokut afat gjashtë javë për t’i shitur operacionet e tij në SHBA, duke thënë se nuk kundërshton blerjen e këtyre shërbimeve nga ana e gjigantit amerikan, Microsoft.

“Kjo është kundër parimeve të tregjeve të ekonomisë dhe parimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë për liri, transparencë dhe mosdiskriminim”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Ëang Ëenbin.

“Shtetet e Bashkuara, pa ofruar të dhëna, kanë akuzuar me konceptin e sigurisë kombëtare, duke iu bërë presion të paarsyeshëm disa kompanive joamerikane”, ka thënë ai.

Ëang ka thënë se pretendimet amerikane për çështje të sigurisë së aplikacioneve kineze “nuk kanë bazë”, duke shtuar se kompanitë kineze kryejnë aktivitete biznesore në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ligjet e SHBA-së, shkruan Rel.

Trump, i cili ka kërcënuar javën e kaluar me ndalim të TikTokut në SHBA, për shkak të shqetësimeve për mbledhje të informacioneve nga shërbimet e inteligjencës kineze, ka thënë se ka folur me shefin e Microsoftit, Satya Nadella rreth blerjes së mundshme.

Trump ka thënë se nëse Microsoft apo ndonjë kompani tjetër amerikane nuk e blen këtë rrjet social, TikTok “do të jetë jashtë biznesit në SHBA”.

Microsoft në anën tjetër ka thënë se është “i përkushtuar në kërkesën ndaj TikTokut për të rishikuar sigurinë dhe të ofrojë përfitime ekonomike për Shtetet e Bashkuara”.

Mediat shtetërore kineze ka thënë më 4 gusht se Pekini nuk do të pranojë, atë që e ka cilësuar “vjedhje” të TikTokut në SHBA, duke thënë se Pekini ka mënyra për t’iu hakmarrë presionit të Uashingtonit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...