Deklarata e Erdoğan: Vendet islame të kalojnë në veprim kundër sulmeve të Izraelit ndaj xhamisë Al-Aksa dhe Kudsit

Më datë:

“Unë ftoj të gjithë botën, kryesisht vendet islame që të kalojnë në mënyrë efektive në veprim kundër sulmeve të Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa, Kudsit dhe shtëpive të palestinezëve”, tha Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u bëri thirrje vendeve islame dhe të gjithë botës që të kalojnë në mënyrë efektive në veprim kundër sulmeve të Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa, Kudsit dhe shtëpive të palestinezëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Tëitter, Erdoğan tha: “Unë ftoj të gjithë botën, kryesisht vendet islame që të kalojnë në mënyrë efektive në veprim kundër sulmeve të Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa, Kudsit dhe shtëpive të palestinezëve” .

Me temën “Kudsi është e gjithë bota, muslimanët atje janë e gjithë njerëzia”, presidenti Erdoğan në postimin e tij ka thënë:

“Çdo musliman e ka për detyrë të mbrojë dinjitetin, nderin, krenarinë e qytetit të shenjtë Kudsit. Çdo sulm që kryhet ndaj vendeve të adhurimit, veçanërisht ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe muslimanëve në Kuds, në të njëjtën kohë nënkupton se është kryer edhe ndaj nesh. Është detyrë e çdo individi që thotë se ‘jam njeri‘ që të kundërshtojë mizorët që ndotin Kudsin, qytetin e tri feve të shenjta me sulme të pandërgjegjshme, imorale, të paligjshme dhe mosrespektuese”.

“Të gjithë ata që qëndrojnë të heshtur ndaj sulmeve të shtetit të Izraelit dhe që nuk mbajnë një qëndrim të denjë ose që ofrojnë mbështetje indirekte, janë partnerë të mizorisë së përjetuar atje”, tha Erdoğan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...