14.5 C
Tirana

Debate në Kuvend – Berisha: Gjyqi publik ndaj hajdutëve mbi bazë dokumentesh, Spiropali: Jo fyerje

Më datë:

Gjatë punimeve në Kuvend, nga foltorja e Kuvendit Deputetja e PD, Ina Zhupa iu drejtuar me termin “hajdute”, Ministres së Arsimit dhe Sportit, Manastirliu. Kjo ka shkaktuar debate. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kërkoi evitimin e fyerjeve.

Ndërkohë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke marrë fjalën për procedurë denoncoi “brutalitetin me të cilën kryetarja i pret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo i drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria”.

Berisha theksoi se gjyqi publik ndaj hajdutëve bëhet mbi bazë dokumentesh.

“Në rast se ndonjë njeri këtu në parlament u thotë ‘hajdut’, pa u bazuar në dokumente zyrtare, ju keni të drejtë ta padisni për shpifje. Por, në qoftë se mbi bazë dokumentesh këtu bëhet gjyqi publik i hajdutëve, është bërë, do bëhet, do bëhet dhe do bëhet”, tha Berisha.

Pas debateve, opozita bllokoi foltoren e Kuvendit. Shkak u bë ndërprerja e fjalës ndaj deputetit demokrat Flamur Noka, i cili nuk largohej nga foltorja pa e marrë atë sërish.

Sipas kryeparlamentares, deputeti po përdorte fjalë fyese dhe nuk po fliste për procedurën e rendit të ditës. Pas debateve Spiropali njoftoi 5 minuta pushim të seancës plenare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...