Dardanët të motivuar para Turqisë

Më datë:

Kosova do të luajë të martën në Prishtinë ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj të shkurtër në përfaqësimet ndërkombëtare, atë ndaj Turqisë që vlen për një vend në Botërorin 2026.

Dardanët vijnë pas fitores 4 – 3 në gjysmëfinalen e play-off me Sllovakinë dhe janë të motivuar për një tjetër sukses.

Ne po luajmë për Botëror. Është shans që vjen një herë. Është mirë që ka eufori, por e rëndësishme është që ta mbajmë kokën të qetë dhe t’i përmbahemi planit të lojës. Por është mirë edhe të jemi të motivuar. Shanset janë 50-50, do të bëjmë të pamundurën, do të japim gjithçka që ta fitojmë ndeshjen“, u shpreh Franco Foda, trajner i Kosovës.

Vedat Muriqi do të jetë sërish kapiten në mungesë të Amir Rrahmanit. Mendimi i tij shkon vetëm te fitorja.

Besoj fuqishëm në fitore, nëse bashkohemi me tifozët tanë, me të gjithë ju që jeni këtu. Shpresoj të arrijmë suksesin dhe të festojmë bashkë në shesh“, u shpreh Muriqi.

Dardanët po motivohen edhe nga Qeveria e Kosovës, e cila miratoi këtë të hënë shpërblimin prej 500 mijë eurosh për fitoren ndaj Sllovakisë dhe premtoi 1 milionë të tjera nëse mposhtet Turqia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...