Kaosi në Kuvend/ “Rrëmujë, dhunë dhe humbje”, Rama ironizon opozitën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me incidentet e regjistruara sot në Kuvend, ku opozita bllokoi seancën, ndërsa ndezi tymuese dhe flakadanë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama ka ironizuar opozitën, ndërsa sqaron se po përdorin fjalor dhe sjellje të rrugës. Mes të tjerash ai shton se opozita ka prekur fundin.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje…

Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi