Covid në Itali/ Regjistrohen 1458 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Më datë:

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 7 viktima nga koronavirusi

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.610

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe1458raste të reja pozitiv, për një total prej 287 755 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 443 të shëruar, për një total prej 213.634 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 265 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16 899 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103 339.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha sot se në fund të dimrit do të kemi shpëtuar nga koronavirusi.

“Ne duhet të durojmë edhe gjashtë muaj të tjerë. Në fund të dimrit do të jemi të sigurt” – u shpreh Speranza gjatë një interviste për gazetën italiane ‘La Repubblica’

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...