16.5 C
Tirana

COVID-19, Palestina kërkon ndihmë nga Kryqi i Kuq për të burgosurit në burgjet izraelite

Më datë:

Autoriteti Palestinez ka kërkuar nga Kryqi i Kuq të ndërhyjë për mbrojtjen e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Kërkesa është bërë nga ana e ministrit të Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, i cili i ka dërguar një mesazh kreut të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Peter Maurer.

Maliki ka kërkuar nga Maurer të ushtrojë presion ndaj “qeverisë okupatore” për mbrojtjen e të burgosurve palestinezë nga COVID-19.

Kryediplomati palestinez ka theksuar se krahas të burgosurve nën masën e “burgimit administrativ”, në burgje ka edhe të sëmurë kronikë, duke i bërë thirrje shefit të Kryqit të Kuq të bëjnë përpjekje për lirimin e të burgosurve.

Sipas të dhënave zyrtare, në burgjet izraelite gjenden 5.000 palestinezë, përfshirë 48 gra, 180 fëmijë dhe 700 të sëmurë kronikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...