COVID-19/ Nis operacioni për kthimin e shqiptarëve në atdhe, ministria shqyrton disa skenarë, priten detaje

Më datë:

Një ndër çështjet që u diskutua të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte dhe marrja e masave për kthimin në atdhe të shtetasve shqiptarë, që kanë mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, për shkak të mbylljes së kufijve ajrorë e tokësore.

Kemi mësuar se bëhet fjalë për afro 2200 shtetas shqiptarë, që kanë marrë kontakt me ambasadat dhe konsullatat në vende të ndryshme dhe kanë kërkuar riatdhesimin.

Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme thanë se shqiptarët janë të shpërndarë ne shumë shtete, përfshirë edhe Timorin Lindor, ku është bllokuar një familje.

Task Forca e ngritur pranë Ministrisë së Jashtme, nën drejtimin e zv.ministrit Agron Tare, është duke shqyrtuar disa skenarë për të bërë të mundur rikthimin e të bllokuarve. Rreth orës 20.00 pritet të bëhen publike detajet rreth këtij operacioni.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Opozita largohet nga komisioni, Bylykashi akuzon PS: Po devijon Reformën Zgjedhore

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore nga radhët e...

Dosja “Partizani”/ Qiriazi: Oketa më kërkoi të firmosja privatizimin

Ish-gjenerali Vladimir Qiriazi ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme...

Balla paralajmëron opozitën për “Zgjedhoren”: I kemi 3/5-at, do të vijojmë pa PD-në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Polemika në Presidencën e Kosovës, LDK reagon për heqjen e fotografisë së Rugovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj vendimit...