8.5 C
Tirana

COVID-19 në Kosovë, regjistrohen shtatë të vdekur dhe 234 raste të reja në 24 orë

Më datë:

Shtatë viktima nga COVID-19 janë shënuar të mërkurën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor për situatën epidemiologjike thotë se të vdekurit janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (87, 58 vjeç), Deçan 1 (65 vjeç), Ferizaj 1 (63 vjeç), Malishevë 1 (74 vjeç), Obiliq 1 (76 vjeç) dhe Vushtrri 1 (73 vjeç).

Sipas raportit, nga 1.181 mostra të testuara janë regjistruar edhe 234 raste të reja me koronavirus. Sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri e kanë mposhtur edhe 564 pacientë ndërsa raste aktive janë 8.825.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur me 13 mars. Që nga ajo kohë autoritetet shëndetësore kanë regjistruar si të infektuar me koronavirus 51.144 persona, prej të cilëve 1.332 kanë vdekur ndërsa 40.987 janë shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për TV5 Monde: Turistët, dëshmitarë të një Shqipërie evropiane, mikpritëse dhe me harmoni fetare

 “Shqipëria, sekreti i Ballkanit” titullohet dokumentari i transmetuar mbrëmjen...

Sarandë, SPAK dërgon në gjykatë grupin e akuzuar për korrupsion

SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin në Gjykatën...

Çelaj: Veprimet e policisë jo korrekte me qytetarët, Gogu: Respektojmë protestën si të drejtë kushtetuese

 Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes,...

Durrës, zbulohet aktivitet seksual i paligjshëm, arrestohen dy shtetase dhe dy klientë

Procedohen dy shtetase braziliane, të cilat kishin përshtatur apartamentin...