“Covid-19 mund të mbijetojë në sipërfaqe mbi 1 javë nëse i ngjan viruseve të tjera të familjes”

Nëse koronavirusi i ri, tani i njohur zyrtarisht me emrin Covid-19, është i ngjashëm me viruset e të njëjtës familje, atëherë ai mund të vazhdojë të mbijetojë në sipërfaqen e objekteve për më shumë se një javë, ka treguar një studim i ri, (AA).

Sipas ScienceAlert, duke analizuar 22 studime ekspertët kanë shqyrtuar literaturën mbi viruset njerëzore dhe shtazore në kuadër të kësaj familjeje, e cila përveç koronavirusit të ri, përfshin edhe viruset SARS dhe MERS.

Në studim thuhet se hulumtuesit kanë zbuluar se patogjenët njerëzorë që transmetojnë koronavirusin e ri mund të mbijetojnë në sipërfaqe dhe të mbeten infektive në temperaturën e dhomës deri në nëntë ditë.

Viruset nga kjo familje mund të mbijetojnë midis katër dhe pesë ditësh në materiale si alumini, druri, letra, plastika dhe qelqi, ndërsa disa që infektojnë vetëm kafshët, mund të mbijetojnë më gjatë se 28 ditë.

Studimi rikujton se virusi i fruthit mund të qëndrojë deri në dy orë në sipërfaqe.

“Temperaturat e ulëta dhe lagështia e lartë mund të zgjasin jetën e viruseve”, ka thënë Dr. Gunther Kampf nga Spitali Universitar Greifswald.

Detajet e hulumtimit janë botuar në revistën Journal of Hospital Infection.

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ekspertët kanë rekomanduar dezinfektim të plotë të sipërfaqeve spitalore duke përdorur hipoklorit natriumi, peroksid hidrogjeni ose etanol.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi