Erdoğan, “lideri më i pëlqyer botëror” në Maqedoninë e Veriut

Më datë:

Sipas një ankete nga Asociacioni Gallup International (GIA), presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zë vendin e parë si lideri më i pëlqyer botëror në Maqedoninë e Veriut, (AA).

Rezultatet e GIA-s, organizatë ndërkombëtare me bazë në Zvicër e cila merret me hulumtime të opinionit publik, treguan se 60 për qind e pjesëmarrësve në anketën e realizuar në Maqedoninë e Veriut kanë shprehur mendim pozitiv për presidentin Erdoğan.

Erdoğan ndiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel me 54 për qind, ndërsa i treti në listë radhitet presidenti rus Vladimir Putin, pasuar nga lideri i Kishës Katolike, Papa Françesku, dhe presidenti amerikan Donald Trump.

Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili pengoi nisjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian (BE), radhitet i fundi në listë. Vetëm 21 për qind e të anketuarve kanë shprehur mendim pozitiv për liderin francez.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...