5.5 C
Tirana

COVID-19 merr sërish jetë në Kosovë, 2 të vdekur dhe 8 raste të reja me koronavirus

Më datë:

Dy persona kanë vdekur dhe tetë raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Viktimat janë nga komunat Gjilan dhe Pejë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se të enjten janë regjistruar edhe 8 raste pozitive me koronavirus, bazuar në 1.721 mostra të testuara në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Në 24-orëshin paraprak janë shëruar edhe 7 pacientë, ndërsa raste aktive janë 151. Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit 2020, ka regjistruar në total 107,827 raste pozitive.

Prej tyre, 2.264 pacientë kanë vdekur dhe 105.412 janë shëruar.

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.

Deri të hënën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 243.428 vaksina.

Mbi 60.759 persona janë vaksinuar me nga dy doza.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

https://www.youtube.com/live/dPCllg3yFX0?si=FDOqFhyKF7MuF9Te Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...