COVID-19, Kryeministri çek Babis merr dozën e tretë të vaksinës

Më datë:

Kryeministri çek Andrej Babis do të marrë dozën e tretë të vaksinës antiCovid-19 muajin e ardhshëm, pak para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Vaksinimi i tij do të vijë një ditë para se vendi të shkojë në zgjedhje.

Sondazhet tregojnë se Babis është i preferuari i çekëve.

Sidoqoftë, ai është kritikuar ashpër për politikat e tij shëndetësore gjatë pandemisë nga kundërshtari i Partisë së Piratëve, Ivan Bartosh.

“Kjo është disfata më e madhe e qeverisë çeke”, theksoi Bartos duke shtuar se ”qindra mijëra të moshuar ende nuk janë vaksinuar”.

Rreth 65,5% e të rriturve çekë janë plotësisht të vaksinuar, sipas informacionit të siguruar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Më shumë se 30 400 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Republikën Çeke që nga fillimi i pandemisë, në një vend prej 10,7 milionë banorësh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...