“Prefekturat e Hokaidos, Okajamas dhe Hiroshimës do të jenë nën këtë masë nga e diela deri në fund të majit”, tha kryeministrja Yoshihide Suga në një takim qeveritar.

“Një panel ekspertësh mbështeti propozimin më parë gjatë ditës”, sqaroi ministri për Rimëkëmbjen Ekonomike, Yasutoshi Nishimura, përgjegjës për përgjigjen e qeverisë kundër COVID-19.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në katër prefekturat në fund të prillit, duke kërkuar që baret dhe restorantet të përmbahen nga shërbimi i alkoolit dhe ofrimi i një shërbimi karaoke.

Ekspertët paralajmëruan për përhapjen e shpejtë të varianteve më ngjitëse, veçanërisht pasi shpërndarja e vaksinave antiCOVID-19 ka qenë jashtëzakonisht e ngadaltë në Japoni, që nga fillimi i vaksinimit në mes të shkurtit.

Vetëm 1 % e popullsisë prej 125 milionë banorësh e Japonisë është vaksinuar plotësisht.