Costa: BE duhet të jetë e gatshme për zgjerimet e ardhshme

Më datë:

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ftoi shtetet anëtare që të jenë gati për të mikpritur shtete të tjera në përbërje të BE-së.

“Ne duhet të përgatitemi për zgjerimin e ardhshëm të familjes evropiane. Bashkimi Evropian është një projekt pajtimi dhe paqeje. Këto vlera janë të lidhura ngushtë me zgjerimin, duke e bërë atë investimin më të mirë gjeostrategjik që ne mund të bëjmë për të ardhmen tonë. Që nga dita e parë e mandatit tim, e kam bërë zgjerimin një nga prioritetet e mia kryesore”, tha Antonio Costa, president i Këshillit Evropian.

Costa vuri theksin tek sundimi i ligjit.

“Si strategjia e madhe më e suksesshme e Evropës, zgjerimi forcon demokracinë dhe sundimin e ligjit. Aplikimi i Ukrainës për anëtarësim ka gjeneruar një dinamizëm të ri, një moment të ri për procesin e pranimit në Bashkimin Evropian. Ky moment nuk kufizohet vetëm për Ukrainën, por shtrihet edhe në Moldavi dhe për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

Sipas presidentit të KE-së, për këtë proces duhet të respektohen kriteret, por nga ana tjetër duhet të kuptojmë ndjenjën e urgjencës për zgjerimin.

“E ardhmja e këtyre shteteve është brenda Bashkimit Evropian, duke u ofruar një anëtarësim të bazuar në meritë që siguron standardet më të larta për të gjithë. Për ta bërë zgjerimin realitet në vitet e ardhshme, duhet të ndërmarrim hapa vendimtarë. Duhet të respektojmë kriteret, por nga ana tjetër duhet të kuptojmë ndjenjën e urgjencës për zgjerimin”, tha Costa.

BE po diskuton disa mekanizma që do të mundësonin një anëtarësim të shpejtë të Ukrainës, Moldavisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, madje duke mos u ofruar atyre komisioner apo të drejtë vote.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...