“Çmenduri” në rrugët e Tiranës, policia pezullon 17 leje drejtimi

Më datë:

Policia Rrugore ka pezulluar 17 patenta gjatë natës në Tiranë për shkelje të rregullave.

Sipas policisë patentat janë pezulluar pasi janë kapur teksa lëviznin me shpejtësi nga 138 deri në 170 km/h.

‘Monitorim i rrugëve me Radar e Drager në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.

Sauk-Teg dhe Durrës – Tiranë

Për 5 orë monitorim me Radar, u pezulluan 17 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionte nga 138 deri në 170 km/h.

Kontrollet po vijojnë në këto momente edhe me alkool/testues drager për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkooli apo në gjendje të dehur duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Mos shpejto të arrish aksidentin, shpejtësia vret jetën.

Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë”, njofton policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqi i Beqajt për Sterilizimin, SPAK kundërshton kërkesat e ish-ministrit

U mbajt sot në 17 korrik procesi gjyqësor në...

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, mesazhi prekës i saj

Momente të vështira po kalon Kris Jenner, e cila...

Apeli jep vendimin për vrasjen e Santiago Malkos: Selmani do të vuajë 28 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Revolta vijon në shesh, protestuesit pas 48 ditësh: “Jo dialog me Ramën”

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn...