4.5 C
Tirana

Çlirimi i Kosovës, Basha: Ditë krenarie kombëtare, kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe partnerëve të saj

Më datë:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha iu është bashkuar urimeve me rastin e 22-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat e KFOR-it.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Basha theksoi se kjo është një ditë krenarie kombëtare.

MESAZHI I BASHES
Në këtë ditë krenarie kombëtare, mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për liri, për lidershipin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit, shqiptarët do t’u jenë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve.
Liria dhe shteti i Kosovës janë kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe partnerëve të saj. E ardhmja e Kosovës, si një shtet i fortë, demokratik, anëtar i NATO-s dhe BE-së, do ndërtohet bashkarisht me partnerët dhe aleatët tanë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...