12.5 C
Tirana

Çfarë po paralajmëron Rama: Unë jo e kaloj oqeanin, por kam edhe një surprizë për ju

Më datë:

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk kishte asnjë pengësë apo problem për të kaluar oqeanin madje paralajmëroi edhe një surprizë të këndshme siç e quan ai.

“Unë me oqeanin nuk kam pas probleme dhe të jesh i sigurt që unë oqeanin e kaloj sa herë të dua dhe mos u çudit fare kur ta shikosh që jo do ta kaloj, por nuk po flas më shumë, po  jam lëmë kohës se dua të bëj një surprizë të këndshme ty edhe kënetës bashkë”, tha Kryeministri Rama.

Rama u shpreh i sigurt në fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit, ku tha se Shqipëria do të votojë për anëtarësimin e saj në 2030, dhe jo për t’u kthyer mbrapa në kohë me PD-në.

“Është zgjedhje shumë, shumë e qartë kjo e kësaj herë miku im, nuk ka qenë më e qartë dhe për faktin se Shqipëria më 11 Maj do të vendosë me të gjitha forcat e veta për të realizuar anëtarësimin dhe zgjedhja përmes votës është dramatike, është tmerrësishtë e qartë, ose një votë për mua, dhe për ne bashkë për Shqipërinë e 2030 për t’u anëtarësuar në BE, ose një votë për kënetën dhe për t’kthyer mbrapa në gropën e “kuak, kuak”, gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë ”, tha Kryeministri Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...