18.5 C
Tirana

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

Më datë:

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm në Tunelin e Llogarasë, por edhe në tendera të tjerë, autori i vërtetë është Rama”– Kështu e nisi deklaratën e sotme për mediat, 17 dhjetor, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Nuk ngurroi që në ekran të lexonte ‘fije për pe’ mesazhet që sipas tij kanë shkëmbyer zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.

Ripërsëriti akuzat në drejtim të kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama.

 “Do t’u sjell secilit prej jush këtë fletë se është histori shumë interesante…”, u tha gazetarëve.

Ngele duke u bërë çorap, hajde të kuptosh gjuhën e këtyre…Sqaroja atij kurvit, kurvit…kjo është gjuha e tyre…”, shtoi ai.

“Mos u fshih pas fustanit, dil hajdut!”, ishte apeli me ton të ashpër për kryeministrin.

“Pasi dërgon këtë fotografi, në orën 18:08 deri 18:09, Lubi Balluku thotë: për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën”, deklaroi më tej teksa lexonte pjesë nga dokumenti që e cilëson provë.

Kujtojmë se dje, 16 dhjetor, SPAK iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë me kërkesën për autorizim, për heqjen e imunitetit të Ballukut. Lëvizje, që u pasua me një sërë reagimesh, nga të dyja kampet politike.

Po nëse nuk votohet në Kuvend pro kërkesës, çfarë do të bëjë opozita?

“Gjykata Kushtetuese me vendimin famëzi, i dha licencën dhe imunitetin që qeveria të vjedhë sa të mundet. Të njëjtën gjë do ta konfirmojë edhe Parlamenti. Opozita do të bëjë gjithçka me të gjithë qytetarët që besojnë se hajduti duhet të përgjigjet para ligjit. I garantojmë qytetarët që kjo betejë nuk ndalet gjer në largimin e këtij regjimi që de-facto edhe mundësinë e fundit për të luftuar korrupsionin, që është drejtësia, po e asgjëson”, u përgjigj kreu i demokratëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...

VanHorn takon Shehajn: Roli i opozitës aktive, thelbësor për demokraci të fortë

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të...