21.5 C
Tirana

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards”

Më datë:

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dhe këngëtarja e aktorja Dolly Parton janë ndër personazhet e përzgjedhur për të marrë çmime Oscar për arritjet e tyre gjatë jetës, në ceremoninë e Akademisë së Filmit “Governors Awards”.

Aktorja dhe koreografja Debbie Allen dhe dizajneri i prodhimit Wynn Thomas u përzgjodhën gjithashtu nga bordi i “Governors Awards”.

Rita Wilson, e cila është anëtare e akademisë së çmimeve dhe e njohur si gruaja e Tom Hanks, i tha Reuters se kriteret që duhet të plotësojë dikush për të fituar një Oscar nderi janë.

“Është gjithpërfshirëse ku shihet përkushtimi ndaj komunitetit, aktiviteteve, filantropisë dhe niveli i tyre i përsosmërisë që ata i kanë sjellë profesioneve dhe gjithashtu industrisë sonë”, tha Rita Wilson, anëtare e akademisë së filmit “Governors Awards”.

Cruise u përzgjodh për punën e tij në Risky Business, dy filma të Top Gun dhe disa projekte të tjera kinematografike. Ai u nominua dy herë për aktorin më të mirë, për Born on the Fourth of July dhe Jerry Maguire, si dhe për aktorin më të mirë mbështetës për Magnolia.

Parton, një këngëtare e muzikës country dhe yll i filmave, përfshirë Steel Magnolias dhe The Best Little Whorehouse in Texas, mori Çmimin Humanitarian Jean Hersholt për përpjekjet e saj të bamirësisë.

Këngëtarja e muzikës country mungoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të problemeve shëndetësore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për “ndihmësin” e ekzekutorëve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin...

Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të...

Të paktën tre të vdekur dhe dhjetë të plagosur pas sulmeve të fundit ruse

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 10 të...

Dibër/ Plagosi me armë zjarri 32-vjeçarin, përfundon në pranga autori

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka bërë me dije...