Pas një periudhe të gjatë me dyer të mbyllura për shkak të rikonstruksionit pas dëmeve të pësuara nga tërmeti i vitit 2019, Muzeu do të jetë i hapur për vizitorë të huaj e vendas.
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur pranë Muzeut ku pritet të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të këtij objekti kaq të rëndësishëm muzeal që dëshmon civilizimin e lashtë ilir dhe shkëlqimin e qytetit bregdetar në antikitet e më pas.
Në këtë hapje, muzeut i shtohet dhe mozaiku i famshëm “Bukuroshja e Durrësit”, që kthehet më në fund në shtëpinë e vet.


