Çelja e negociatave, Begaj: Tani kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi

Më datë:

Presidenti Bajram Begaj përshëndeti sot hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Presidenti Begaj vlerësoi së ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.

“Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj theksoi se “tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi”, ndërsa u shpreh “shpresëplotë për progresin dhe suksesin”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...