7.5 C
Tirana

Çavuşoğlu: Përgëzojmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për vendimin mbi negociatat

Më datë:

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, përgëzoi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që zyrtarisht filluan negociatat e anëtarësimit në Bashkimi Evropian (BE).

Çavuşoğlu, nëpërmjet mesazhit të tij në llogarinë Twitter, duke i etiketuar ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, tha se: “Përgëzojmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mike dhe aleate, për të cilët është vendosur të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE-në”.

Kryediplomati turk duke theksuar se BE-ja “edhe pse vonë ka dhënë vendimin e duhur”, tha se “Ky vendim do t’i shërbejë stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit”.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian njoftoi vendimin zyrtar për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...