Çavuşoğlu: Anija sizmike turke u kthye për mirëmbajtje, nuk ka ndryshim të planeve kërkimore

Më datë:

Ministri i Jashtëm i Turqisë,Mevlüt Çavuşoğlu, tha se anija eksploruese sizmike e vendit që operon në Mesdheun Lindor është kthyer për t’u rimbushur me furnizimet dhe për mirëmbajtje.

Çavuşoğlu tha në një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin privat NTV se kthimi i anijes Oruç Reis nuk do të thotë ndryshim në politikën turke të kërkimeve në rajon.

Çavuşoğlu tha se Turqia mund të ketë bisedime të drejtpërdrejta me Greqinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor, megjithatë, nëse Athina këmbëngul në vendosjen e parakushteve, atëherë edhe Ankaraja do të vendosë parakushte.

Tensionet në rajon kanë qenë të larta që kur Turqia rifilloi kërkimet e energjisë në Mesdheun Lindor muajin e kaluar, pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme për caktimin e kufijve detarë, duke shkelur gjestin e vullnetit të mirë të Ankarasë për të ndaluar kërkimet e mëparshmshe.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar përpjekjet e Greqisë për të shpallur një zonë ekonomike ekskluzive bazuar në ishuj të vegjël pranë brigjeve turke, duke shkelur interesat e Turqisë, vendit me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe.

Ankaraja ka theksuar gjithashtu që burimet e energjisë pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore dhe Administratës Greke Qipriote.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, mbi 34 mijë individë përfitues

Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e rimbursimit për 34,263...

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...