Buxheti i vitit 2023/ “Do u njihet si vjetërsi pune”, ministrja Manastirliu prezanton vendimet e qeverisë: Mbështesim nënat e papuna me 3 ose më shumë fëmijë

Më datë:

Ministrja e  shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar ditën e sotme në një konferencë për mediat vendimet e marra nga qeveria ku ka deklaruar se me buxhetin e vitit 2023 do të mbështeten nënat e papuna  me tre e më shumë fëmijë me të arhdura fmailjare mujore deri në 100 mijë lekë.

Ajo deklaroi po ashtu se njohja e kontributeve shoqërore e shëndetësore duke mbetur rritjen e fëmijëve do mbështeten nga buxheti  vitit tjetër dhe se përllogaritet që për vitin e parë mbështetja për kontributet për gratë e papuna të mbështetet nga qeveria me një skemë që do prezantohet shumë shpejt.

Sakaq, ajo shtoi se 5 vitet e para e kujdesit nga fëmija e tretë e më shumë do njihet si vjetërsi pune.

Pandemia

Kemi bërë të mundur të sigurojmë sigurimin me vaksina. Kemi marrëveshje me Pfizer për të siguruar që dozat që i kemi parablerë që pas ardhjes së furnizimit të parë kemi një riskedulim që një pjesë do jenë vaksina përforcuese sipas varianteve të reja.

Periudha e dimrit veç parashikimit për rritjen e rasteve që mund të infektohet për të cilat duhet vaksinimi e doza përforcuese, kemi edhe kombinim të vaksinave, gripit dhe booster që pritet të vijë në nëntor.

Dua t’iu informoj se transhi i parë i vaksinave të gripit ka mbërritur dhe që nesër, moshat mbi 65 vjeç, shtatzënat dhe të sëmurët kronikë do nisin vaksinimin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3...

Ngjarje e rëndë në Durrës: adoleshenti gjendet pa shenja jete në palestër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë...

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...