Burkina Faso, vriten 5 ushtarë në një sulm me bombë

Më datë:

Pesë ushtarë të Burkina Fasos u vranë të premten pasi automjeti i tyre u godit nga një mjet shpërthyes në rrugë në provincën veriore Soum, tha një burim sigurie.

“Një mjet shpërthyes artizanal u përdor në një sulm të premten në mëngjes kundër një njësie ushtarake të patrullimit në një rezervat në Sahel, disa kilometra në perëndim të Arbinda-s në provincën Soum, duke lënë të vdekur pesë ushtarë”, cituan media lokale një burim të sigurisë.

Më tej thuhet se në vend janë dërguar përforcime për të pastruar zonën, ndërsa të plagosurit janë evakuuar.

Asnjë grup nuk mori përgjegjësi për sulmin e fundit ndaj forcave të armatosura të vendit.

Rajoni Sahel është strehë e shumë grupeve terroriste, përfshirë al-Kaedën dhe DEASH-in.

Javën e kaluar, Mohamed Ibn Chambas, kreu i Zyrës së OKB-së për Afrikën Perëndimore dhe Sahel (UNOWAS), tha se rajoni po përballet me një rritje shkatërruese të sulmeve terroriste kundër objektivave civile dhe ushtarake.

Chambas në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se sulmet terroriste janë rritur në Burkina Faso, Mali dhe Niger që nga viti 2016, me më shumë se 4.000 vdekje të raportuara në vitin 2019, krahasuar me afërsisht 770 vdekje më 2016.

Në Burkina Faso, numri i të vdekurve u rrit nga rreth 80 në vitin 2016 në 1.800 në vitin 2019, tha ai.

Dhjetorin e kaluar, Burkina Faso u përball me një valë sulmesh në të cilat u vranë 35 civilë, kryesisht gra, dhe dhjetëra ushtarë në një sulm ndaj një baze ushtarake dhe një qyteti në veri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...