Brenda “zemrës” një pistoletë, pse u arrestua i riu në Don Bosko

Më datë:

Një 23-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga. Policia thotë se ai kishte me vete një pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se do ta shiste.

“Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive,

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste”, njoftoi policia.

Siç duket nga pamjet e shpërndara nga policia, i riu kishte vendosur ta fshihte armën brenda një kutie në formë zemre.

E aty mendonte se nuk do dyshonte njeri, por jo për policinë. Tashmë 23-vjeçarit i duhet të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa autoritetet thonë se po punojnë për të identifikuar të tjerë persona që mund të kenë bashkëpunuar me të riun.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...