Borrell: Evropa ka në program sanksionimin e Turqisë

Më datë:

Shefi i diplomacisë evropiane njoftoi për hartimin e planit ndëshkues ndaj Turqisë për shkak të shpim-kërkimeve të këtij vendi në lindje të Detit Mesdhe.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, të hënën në mbrëmje deklaroi se Bashkimi Evropian po harton një plan për zgjerimin e sanksioneve të Turqisë për shkak të shpim-kërkimeve për zbulimin e naftës dhe gazit në Detin Mesdhe.

Josep Borrell gjatë fjalës së tij pas mbledhjes së Këshillit për Çështjeje të Jashtme të BE në Bruksel, deklaroi se ministrat e 28 vendeve anëtare të BE-s kanë kërkuar nga Këshilli i Evropës që të vendosin sanksione të reja kundër personave dhe kompanive turke përgjegjës për operacionet e shpim-kërkimit të këtij vendi në Detin Mesdhe.

Shefi i diplomacisë evropiane në lidhje me këtë çështjeje, tha: “Ministri i punëve të jashtme të Qipros ka dhënë një raport në lidhje me këtë çështjeje dhe është rënë dakord që të kërkojmë nga institucionet përkatëse të Këshillit të Evropës që t’i finalizojë veprimet për vendosjen në listën e zezë personat dhe kompanitë turke që janë përgjegjëse për shpim-kërkimet në Detin Mesdhe dhe të vendosen sanksione kundër atyre”.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shokuese në Tiranë, policia nis hetimet për 11 qen të vrarë”

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar një ditë më parë...

“Braçe përballë ministrit të Bujqësisë, Kuvendi me pak pjesëmarrës”

Në një kohë kur në Kuvend flet deputeti i...

“Fatkeqësi në Kanalin e Manshit, katër persona të vdekur”

Katër persona kanë humbur jetën pranë bregut të veriut...

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, iu takon skuadrave të Europa...