9.5 C
Tirana

“Sterilizimi” në “kthetrat” e SPAK, reagon Manastirliu: Amenduam kontratën, reduktuam pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje

Më datë:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të nisë hetimet për kontratën koncesionare lidhur me sterilizimin e pajisjeve mjekësore, pas denoncimit të nismës “Thurje”.

Ministrja tha se ka amenduar kontratën e sterilizimit, duke sqaruar se nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin, por janë pesë procese pune që ofrojnë siguri maksimale për shëndetin e qytetarëve.

“Kemi amenduar kontratën e sterilizimi, dua të bëj një parantezë këtu, nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por pesë procese pune dhe të gjithë elementët që ofrojnë siguri maksimale për shëndetin e qytetarëve. Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompleksitetet. Ajo që kemi përfituar është siguria për qytetarët.

Tani mbi 64 mijë ndërhyrje ka reduktim 25% të pagesave për kompleksitetet. Numri i ndërhyrjeve nuk shtohet se duam ne, por nga sëmundshmëria. Ne duhet të synojmë shumë te cilësia, kjo do të thotë se nuk janë të rëndësishëm numrat, por cilësia. Numrat nuk kanë qenë problem. Nuk ka pasur reduktim, por racionalizim. Çdo institucion ka një buxhet, që është vjetor dhe harxhimet janë në bazë të asaj që ndodhet. Çdo spital organizon punën në bazë të prioriteteve dhe sigurisht urgjencat dhe planifikimet janë zgjidhur 100%. Është bërë një vlerësim i cili ka rakorduar që mund të rishikohet mbi një normale mbi 64 mijë ndërhyrje çmimi i seteve, kompleksitete të ndryshme, dhe është arritur për të reduktuar 25%, pra mbi 64 mijë ndërhyrje”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina merr para turmën në Mynih

28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë...

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve...

Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione...

Rama: Morëm letër nga BE për çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Shumë shpejt, çelja e grupkapitullit të 3 të negociatave...