Blinken diskuton me liderët e G7-ës planin e paqes në Ukrainë

Më datë:

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi sot se ka zhvilluar diskutime lidhur me propozimin e paqes të Ukrainës me partnerët e tij të G7-ës, pas vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Uashington, sipas CNN.

”Ne po vlerësojmë propozimin. Këtë mëngjes isha në nje lidhje online me partnerët tanë të G7-ës. Dhe kjo është një nga çështjet kryesore për të cilat diskutuam”, tha Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit e quajti formulën e paqes të Zelensky “një fillim të mbarë”.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se sa kohë do të duhej që SHBA-ja dhe Ukraina të vlerësonin së bashku planin.

Më herët, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se palët kishin rënë dakord të rishikonin planin gjatë takimit midis Zelensky dhe presidentit amerikan, Joe Biden.

“Pas të gjitha bisedave tona me Ukrainën, përfshirë atë mes Biden dhe Zelensky, është e qartë se ne kemi të njëjtat synime, një Ukrainë të lirë dhe të pavarur, të begatë, demokratike, e cila tregon se parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara respektohen, duke përfshirë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë”, theksoi Blinken duke shtuar se, Rusia nuk ka treguar asnjë interes në diplomacinë për t’i dhënë fund luftës.

Sipas një njoftimi për shtyp, Ukraina do të ofrojë një “formulë paqeje” për të ndaluar luftën ruse, e cila do të konsistonte në garanci për sigurinë radioaktive, bërthamore, ushqimore dhe energjetike, si dhe tërheqjen e trupave ruse nga territoret e pushtuara ukrainase.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lamallari merr vendimin: Igballe Berisha shpallet person i padëshiruar në territorin shqiptar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr...

Masa sigurimi për gjashtë punonjës shteti, dyshohet se abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike.

 Me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, u ekzekutuan sot...

Merz kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqe në Ukrainë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri sot thirrje për nisjen...

Begaj: Kërkimi shkencor, kohë vendimtare për Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian

 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në...