GJKKO rrëzon akuzat për ish-kreun e KPP, mbyllet çështja për tenderin 2.2 mln euro

Më datë:

Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë SPAK për pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP, Jonaid Myzyri. Çështja e pushuar lidhet me shkeljen e një tenderi me vlerë rreth 2.2 milionë euro.

Ashtu siç GJKKO kishte vendosur SPAK doli sërish në përfundimin se Myzyri nuk provohet të ketë kryer shkelje. Përveç ish-kreut të KPP, SPAK kishte kërkuar pushimin e hetimeve edhe për anëtarët e KPP Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.

Kujtojmë se Myzyri u mor i pandehur në qershor të vitit 2025 për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurë prokurori për mirëmbajtjen e aksit rrugor rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit.

Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimeve në mënyrë të paligjshme ka favorizuar bashkimin e dy operatorëve ekonomike ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuar.

Për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera janë marrë të pandehur edhe disa zyrtarë të tjerë, ndërsa për falsifikim të dokumenteve tre persona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Parlamenti Europian, Balla flet për projektet e Vlorës: Aeroporti dhe investimi në Zvërnec

Gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit...

Pirdeni jep lajmin për negociatat: Shqipëria avancon me tre kapituj të rinj me BE-në

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...

Dhuna ndaj 17-vjeçares, nëna: E strehova tek të afërmit nga frika, kishte shenja në trup

Familjarët e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare...

Avokati i Kryemadhit në GJKKO: Prokuroria nuk ka prova, çështja është politike

Avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj, ka paraqitur në...