Blerja e naftës ruse, India reagon pas paralajmërimit të Trump për tarifa doganore më të larta

Më datë:

India e ka cilësuar të pajustifikuar dhe të paarsyeshëm, kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump për tarifa doganore më të larta ndaj mallrave indiane, për shkak të blerjes së naftës ruse nga ky vend.

Në një deklaratë, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, tha se SHBA-të e kishin inkurajuar Indinë të importonte gaz rus në fillim të konfliktit, “për forcimin e stabilitetit të tregjeve globale të energjisë”, shkruan BBC.

Ai tha se India “filloi të importojë nga Rusia sepse furnizimet tradicionale u devijuan në Evropë pas shpërthimit të konfliktit”.

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan paralajmëroi se do të rriste tarifat doganore, duke thënë se Indisë “nuk i intereson se sa njerëz në Ukrainë po vriten nga Makineria Ruse e Luftës”.

India është aktualisht ndër blerësit më të mëdhenj të naftës ruse. Ajo është bërë një treg i rëndësishëm eksporti për Moskën pasi disa vende evropiane ndërprenë tregtinë kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Trump nuk specifikoi se cila do të jetë tarifa e re doganore, por ajo vjen vetëm disa ditë pasi ai zbuloi një taksë të madhe prej 25% ndaj Indisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...