Biskota me Kos

Më datë:

Shija e mirë dhe e thjeshtë e biskotave nuk ka të krahasuar me asnjë ëmbëlsirë tjetër.

Madje janë ndër të paktat versione të shëndetëshme të gatimeve të ëmbla e plot shije.

Të lehta si një shije ashtu dhe në përgatitje i gjeni të shpjeguara hap pas hapi më poshtë.

Përbërësit

300 gr miell
1 vezë
50 ml vaj
120 ml kos
90 gr sheqer
8 gr fryrës për ëmbëlsira
lëkura e një limoni e grirë
kripë
vanilje

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të zgjidhni një enë të thellë.

Në të hidhni miellin, fryrësin për ëmbëlsira dhe shumë pak kripë.

Duke përzier shtoni të gjithë sheqerin edhe vezën.

Kur të jetë formuar një masë me kokrriza brumi, shtoni kosin, bashkë me vajin dhe ekstraktin e vaniljes sipas dëshirës.

Përzieni mirë derisa brumi të jetë trashur dhe sheqeri të shkrijë e më pas grini lehtë lëkurën e një limoni për më shumë shije.

Në këtë pikë, punojeni brumin me duar derisa të përfitoni një masë të trashë që nuk ngjit.

Më pas merrni topa të vegjël brumi rreth 30 gr secili, rrotullojini me duar dhe bëjini si rrathë të vegjël të sheshtë.

Biksotat tuaja duhet të ngjajnë si një O e vogël, por sipas dëshirës mund t’i prisni edhe në forma të tjera.

Bëjeni këtë me të gjithë masën e brumit që keni dhe zgjidhni një tavë pjekje.

Shtrojeni atë me letër furre dhe vendosni sipër biskotat njëra pas tjetrës.

Bëni kujdes që biskotat të kenë pak hapsirë nga njëra tjetra, në mënyrë që të mos ngjiten brenda në furrë.

Më pas futini të piqen në temperaturë 180 gradë C për 20-25 minuta.

Kur të kenë marrë ngjyrë të artë, nxirrini ato dhe shërbejini të ngrohta me pak sheqer pluhur sipër.

Shoqerojini me çaj, mjaltë apo reçel.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paralajmërim për qytetarët/ AMA: “AlbKanale” jashtë funksionit, mos bëni pagesa në aplikacion

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka paralajmëruar publikun për një...

Siguria në sezonin turistik/ Lamallari dhe Gonxhja inspektojnë masat në Sarandë

 Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ministri i...

Shkeljet rrugore në Gjirokastër/ Mbi 1900 masa administrative, 6 shoferë në procedim penal

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar monitorimin në të...

Përplasje për koncesionin e Aeroportit të Vlorës/ MABCO kërkon negociata me MIE

MABCO Constructions ka kundërshtuar zyrtarisht vendimin e Ministrisë së...