18.5 C
Tirana

Biotina, Vitamina e Panjohur që Rigjallëron Organizmin

Më datë:

Biotina është një vitaminë që tretet në ujë.

Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si vitamina H.

Organizmi ka nevojë për biotinë që të transformojë ushqyes të dobishëm në energji.

Ajo  është e rëndësishme sepse është një përbërës i rëndësishëm i enzimave të trupit.

Këto të fundit shpërbëjnë yndyrën dhe karbohidratet në trup.

Simptomat E Mungesës Së Biotinës

Biotina gjendet në sasi të vogla tek ushqime si prodhimet e bulmetit, qumështi, kosi, djathi, por edhe veza, banania, arrorët si bajamet, arrat, lajthitë, salmoni, etj

Mungesa e biotinës vërehet pas hollimit të flokëve dhe acarimit e skuqjes së lëkurës në zonën përreth syve, hundës dhe gojës.

Simptoma të tjera përfshijnë: depresionin, plogështinë, haluçinacionet, mpirje  të krahëve dhe këmbëve.

Ka të dhëna shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, sipas të cilave diabeti mund të shkaktojë nivele të ulëta të biotinës.

Nivelet e biotinës mund të ulen tek gratë shtatzëna, njerëzit që ushqehen keq, ata që kanë pësuar një rënie të madhe në peshë dhe duhanpirësit.

A Janë Të Sigurtë Suplementët E Biotinës

Ekspertët shpjegojnë se marrja e suplementëve të biotinës mund të ndërhyjë në analizat e ndryshme të gjakut,

Ajo mund të jetë shkaktare e diagnozave të gabuara apo të munguara.

Kjo është arsyeja përse ekspertët rekomandojnë që përpara kryerjes së analizave të gjakut, të informoni mjekun për marrjen e mundshme të suplementëve.

Suplementët e multivitaminave përmbajnë sasi të ulëta të biotinës që nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin e analizave të gjakut.

Dozat E Duhura Të Biotinës

Ndonëse nuk ka një sasi ditore të rekomanduar të biotinës, ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org mendojnë se dozat e përshtatshme janë 30 mikrogramë për të rriturit mbi 18 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Gratë lehonë mund të marrin 35 mikrogramë.

Foshnjave deri në 12 muaj mund t’u jepet 7 mikrogramë biotinë.

Fëmijëve deri në 3 vjeç mund t’u jepet 8 mikrogramë, fëmijëve deri në 8 vjeç 12 mikrogramë, fëmijëve deri në 13 vjeç 20 mikrogramë dhe adoleshentëve 25 mikrogramë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...