BioNTech/Pfizer: Vaksina kundër COVID-19 mbron grup-moshën prej 5-11 vjeç

Më datë:

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech njoftuan se vaksinat kundër COVID-19 krijojnë imunitet të fortë tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç dhe se do të aplikojnë tek autoritetet sa më shpejt të jetë e mundur për leje për përdorim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Pfizer/BioNTech thuhet se në fazën 2 dhe 3 të studimeve të vaksinës, tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç është parë përgjigje imune (niveli i antitrupave) e cila përputhet me atë që kishin vërejtur më parë në grup-moshën 16-25 vjeç.

Presidenti i Pfizer, Albert Bourla tha se në SHBA që nga korriku rastet me COVID-19 tek fëmijët janë rritur me rreth 240 për qind. “Shëndeti publik nxjerr në pah nevojën për vaksinim. Rezultatet e provave klinike ofrojnë një bazë të fortë për miratimin e vaksinës sonë për fëmijët e moshës 5-11 vjeç dhe ne planifikojmë t’i paraqesim këto rezultate menjëherë tek FDA dhe autoritetet e tjera”.

Drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i BioNTech prof. dr. Uğur Şahin deklaroi se janë të lumtur të paraqesin të dhëna për fëmijët e moshës shkollore tek autoritetet para fillimit të sezonit të dimrit.

Bashkëthemeluesi i BioNTech dr. Özlem Türeci më 10 shtator tha se po përgatisin prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe njoftoi se vaksina do të jetë e njëjtë, por në doza më të vogla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Akuza për zaptim tokash në Lushnje, Braçe reagon pas gjyqit në GJKKO”

Deputeti Erion Braçe ka lënë ambientet e GJKKO. Braçe...

“Kontrolle të papritura në burgun e Vlorës, zbulohet dhe sekuestrohet telefon celular në qeli”

Në vijim të kontrollove të befasishme në IEVP Vlorë...

Aksident në Lushnjë-Berat/ Makina përplaset me motorin, plagoset turisti

Tjetër aksident i rëndë në rrugën nacionale Lushnjë-Berat në...

Rriten sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet...