Bilanci i vitit 2024: 37.5% e të hetuarve nga SPAK nën masën “arrest me burg”

Më datë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë një bilanc të përmbledhur të punës së bërë gjatë vitit 2024. Përmes një postimi në “Facebook”, SPAK bën të ditur se ka kryer hetime ndaj 629 personave në vitin 2024. Prej tyre, 236 persona janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”.

“Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave. Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5% janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. 246 persona ose 39.1% janë hetuar në gjendje të lirë. 147 persona ose 23.4 % të hetuar me masa të tjera sigurimi”, njofton SPAK.

Ndërkohë, SPAK ka evidentuar dhe raportin e të paraburgosurve në total në raport me ata që janë hetuar nga Prokuroria e Posaçme. Sipas SPAK, 270 persona të hetuar nga SPAK janë në paraburgim, ose 9.7% e totalit.

“Raporti i të paraburgosurve: Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i personave në paraburgim është 2791 për vitin 2024. Nga totali prej 2791, numri i personave në paraburgim të hetuar nga SPAK është 270 persona ose 9.7%”, njofton Prokuroria e Posaçme.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02nB8tj3Avs4f8BGQTySCHLxg4hZJyLoWVd1QWoj1FGFMmAVbBhpwLgYiNHbBkCULrl%26id%3D61570652941102&show_text=true&width=500

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I vunë tritol të komanduar me telefon një makine, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për...

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në...

“Ngërçi” për pagat e magjistratëve, Gogu: Mosmarrëveshja do të zgjidhet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në konferencë për mediat...

Bilanc alarmant i zjarreve, 39 vatra në 24 orë dhe 6 banesa të djegura në Himarë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë...