Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës

Më datë:

Rreth gati një vit pas hyrjes në fuqi të zgjerimit të listës së barnave të rimbursueshme me rreth 50 medikamente të reja, rezulton se për janar -gusht numri i përfituesve është pakësuar.

Sipas të dhënave të raportit “Për monitorimin e treguesve të Ministrisë së Shëndetësisë” për muajt janar-gusht 2025 nga lista e barnave të rimbursueshme kanë përfituar 358 mijë e 178 pacientë kundrejt 400 mijë të parashikuar, me një kosto prej 6 mijë e 226 lekë/pacientë. Krahasuar me numrin e përfituesve të barnave të rimbursueshme për janar-gusht 2024 numri i tyre ka pësuar rënie me rreth 3 mijë e 320 pacientë apo rreth 1% më pak.

Për rimbursimin e barnave të listës gjatë muajve janar-gusht 2025 është shpenzuar (paguar) rreth 7,9 miliardë lekë , ose rreth 64% e planit vjetor prej 12,6 miliardë lekë. Teksa për për rimbursimin e barnave të listës për 8 mujorin 2024 u shpenzuan gati 8,2 miliardë lekë nga 12,2 miliardë lekë të planifikuara, ose 68% e planit vjetor.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar gjatë gushtit 2024, duke shtuar 50 barna të reja dhe 1 mijë e 345 alternativa mjekimi në total, nga 1 mijë e 191 që ishin më parë.

Te medikamentet e reja të shtuara, përfshihen 38 janë principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja. Të gjitha barnat e reja të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursueshme, janë barna të cilat mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj.

Gjatë periudhës 8 mujore 2025 kanë përfituar fisha diabeti 56,066 pacientë, ose 3,829 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Për rimbursimin e pajisjeve mjekësore (fishave të diabetit) janë shpenzuar(paguar) 105,2 milionë lekë nga 250 milionë lekë të planit vjetor, ose 70% e planit vjetor.

Sakaq në muajin korrik të 2024-s hyri në fuqi VKM n.492, datë 24.07.2024 për shtimin e kategorive përfituese të fishave për matjen e normave të diabetit, si invalidëve të punës dhe personave me aftësi të kufizuara të grupmoshës nga 25 deri 65 vjeç.

Përveç personave me Diabet Mellitus të grupmoshës 0-25 vjeç dhe ≥ 65 vjeç, shtimi i kategorive përfituese në 2024 solli rritje të shpenzimeve për rimbursimin e fishave të diabetit. Për rimbursimin e fishave të diabetit janë paguar 147,2 milionë lekë kundrejt 110,5 milionë lekëve të shpenzuara në 2023. Në 2024 shpenzimet për fishat e të sëmurëve kronikë me diabet janë rritur 33% në raport me vitin paraardhës. Gjatë vitit 2024 kanë përfituar nga fishat e diabetit 57 mijë e 511 pacientë apo rreth 4% më shumë nga viti 2023.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...