16.5 C
Tirana

BERZH mbështet projektin për klimën dhe zhvillimin e bujqësisë

Më datë:

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi në mbledhjen e së martës, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimit të bujqësisë”.
Marrëveshja e huasë me BERZH, në vlerën 64.6 milionë euro ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë; promovimin e bujqësisë inteligjente klimatike dhe rritja e përputhshmërisë me standardet e sigurisë e të cilësisë së ushqimit dhe forcimin e kapaciteteve të analizave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Albert Mësonjësi, tha se, “projekti është në koherencë me vizionin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian (SKZHIE) 2022–2030 dhe në përputhje me Strategjinë për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Peshkimin 2021 – 2027, në përmbushje të 3 objektivave: Promovimi i prodhimit dhe cilësisë së qëndrueshme të ushqimit; Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe veprimet klimatike për të zbutur ndikimin negativ, si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe Forcimi i strukturës socioekonomike të zonave rurale, përmes promovimit lokal, përmirësimit të punësimit dhe biznesit në fermë.
Konkretisht shpjegoi Mësonjësi, projekti do të mbështesë katër shtylla kryesore: 1-Promovimin e bujqësisë inteligjene klimatike dhe aksesi në tregje nëpërmjet: investimeve për zhvillimin e zinxhirëve të shkurtër të vlerës; zhvillimin e grupeve tipike të produkteve ushqimore apo zinxhirëve të vlerës në zona të caktuara; zhvillimin e një platforme informative për bujqësinë inovative klimatike për të mbledhur të gjithë informacionin përkatës.
2-Fuqizimin e skemave të ujitjes dhe të kullimit në zonat me bujqësi intensive
dhe kultivim të kultivarëve me vlerë të lartë, konkretisht:Investimi në skemën ujitëse të Mursisë dhe Divjakës;Skemat alternative për ujitjen në Bashkinë Lushnjë; Modernizimi i sistemeve të kullimit.
3. Rritja e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit.Mbështetje për laboratorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe pikave të inspektimit kufitar; Përmirësimi i kapaciteteve inspektuese dhe mbështetjes diagnostike në fushën e sigurisë ushqimore; Zhvillimi i kapacitetit të ruajtjes përmes ndërtimit të objekteve të magazinimit dhe blerjen e pajisjeve.
4. Forcimi i kapaciteteve të analizave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nëpërmjet rritje ngritjes së një sistemi inteligjence biznesi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...